INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn rrëfehet për herë të parë për ndarjen! E gjithë bota po flet për këngën që ai i dedikoi Gigi Hadid, modelja habit me veprimin e saj! [FOTO]

Zayn rrëfehet për herë të parë për ndarjen! E gjithë bota po flet për këngën që ai i dedikoi Gigi Hadid, modelja habit me veprimin e saj! [FOTO]

Publikuar më: 13:01 15-04-2018

Ndarja e Zayn Malik dhe Gigi Hadid i shokoi fansat e tyre. Pas 2 vitesh lidhjeje, çifti i famshëm i dhanë fund romancës së tyre. Asnjëri prej tyre deri më sot nuk kishte folur rreth ndarjes së papritur. Por sot Zayn në një lidhje telefonike me Rayn Seacrest, u shpreh se ishte shumë i dashuruar me Gigi-n.

“Isha shumë i dashuruar, dhe kjo gjë ishte shumë e qartë. Shpresoja ta dashuroja për gjithë jetën time, dhe për gjithë jetën e saj, siç shpresojnë shumë prej nesh. Gjërat ndryshuan dhe ecëm para në jetë. Kohërat ndryshojnë”,-është shprehur Zayn.

Zayn, ka treguar gjithashtu se “Let me”, kënga e tij më e fundit e publikuar vetëm 2 ditë më parë është dedikim për supermodelen Gigi Hadid. Kur është ulur për të shkruajtur tekstin, ka pasur vetëm një gjë në mendje; historinë me Gigi Hadid.

Por kjo këngë e Zayn është pëlqyer shumë nga publiku e një ndër arsyet është se në klip ai ka marrë një vajzë që ngjan me Gigi Hadid, gjë që do të thotë edhe një herë se kjo këngë i dedikohet modeles bukuroshe.

Këngëtari i njohur ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet në një billboard kjo këngë e tij, video e cila është pëlqyer nga Gigi Hadid.  Çfarë do të thotë kjo? Që Gigi ndjen ende për Zayn apo thjesht i ka pëlqyer kënga? Këtë nuk e dimë të themi të drejtën, por do presim deri sa të flasë edhe GIgi për ndarjen. /intv.al

zaynd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201