INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik “s’i ndahet zemra” nga Gigi Hadid, veprimi i tij i fundit na bëri të dyshojmë [FOTO]

Zayn Malik “s’i ndahet zemra” nga Gigi Hadid, veprimi i tij i fundit na bëri të dyshojmë [FOTO]

Publikuar më: 10:58 12-04-2018

Fshiu gjithçka që kishte të bënte me Gigin, por këtë detaj me siguri se keni vënë re!

Zayn Malik dhe supermodelja Gigi Hadid i dhanë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare dhe për këtë njoftuan gjithë botën. Menjëherë pas ndarjes, Zayn e hoqi Gigin nga Instagrami i tij si nga lista e ndjekësve ashtu sikurse fshiu çdo foto.
Sajti i njohur MTV njoftoi se e gjitha kjo ka ndodhur vetëm për faktin që Zayn të promovonte klipin e tij të ri që do të publikohet sot.

Pavarësisht ndarjes, është mirë të shohësh Zayn-in teksa bën atë që di të bëjë më mirë, muzikë. Nuk mund të presim deri sa të dëgjojmë këngën e cila me siguri ka të bëjë me ndarjen nga Gigi. Këto dyshime lindën kur pamë modelen që do të marrë pjesë në klipin e Zayn, nëse ngjan apo jo me Gigi Hadid, gjykojeni ju. Emri i saj është Sofia Jamora. 

gigos.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034551620483398