INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaev: Qëllimi jonë, anëtarësimi në NATO dhe BE

Zaev: Qëllimi jonë, anëtarësimi në NATO dhe BE

Publikuar më: 14:31 11-10-2018

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në ditën e festës së 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Antifashtiste në Kumanovë ka thënë se duhet të vazhdohet me realizimin e qëllimit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.
“Duhet të vazhdojmë me guxim dhe vendosmëri në realizimin qëllimit tonë strategjik, anëtarësimin në NATO dhe BE. Është koha kur gjenerata jonë duhet të përcaktoj të ardhëm e shtetit dhe gjeneratave që vijnë. Është koha që fëmijëve tanë dhe gjeneratave që vijnë tu japim shkas që ta gjejnë veten e tyre në Republikën e Maqedonisë Tani është koha e fëmijëve tanë dhe të ardhmes. Tani duhet të bëjmë luftë për vende të reja pune, për arsim, shëndetësi, ekonomi dhe prosperitet. Tani është koha që t’u tregojmë skeptikëve se Maqedonia është pjesë e Evropës dhe se e meritojmë atë vend”, tha Zaev.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164