INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaev: Jemi afër zgjidhjes së çështjes. Janë propozuar katër emra

Zaev: Jemi afër zgjidhjes së çështjes. Janë propozuar katër emra

Publikuar më: 19:59 14-02-2018

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pohon se palët janë drejt zgjidhjes së çështjes së emrit. “Takimi i zhvilluar të martën në mbrëmje, mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë e Greqisë dhe ndërmjetësuesit të OKB-së, Nimiç shënoi fillimin e vërtetë të negociatave” u shpreh Zaev. Kreu i qeverisë ka bërë të ditur se nuk do të zbulojë detaje që sipas tij mund ta dëmtonin procesin negociues. “Gjithsesi pozitat esenciale janë shumë të rëndësishme, emri, Kushtetuta nëse do të ndryshojë ose jo, gjuha dhe çështje të tjera që përmenden. Gjithsesi ajo është esenca e gjithë procesit negociues dhe mundësisë së gjetjes së zgjidhjes. Besoj se dy palët do të jemi pragmatik. Dinjiteti është shumë i rëndësishëm, identiteti është shumë i rëndësishme” tha kryeministri Zoran Zaev. Sa i përket emrit ai konfirmoi atë që përflitej tashmë një kohë në opinion se në tavolinë kanë mbetur katër emra me përcaktim gjeografik. Ai nuk saktësoi emrat por tashmë jo zyrtairsht bëhet e dituar se zgjidhja mund të kërkohet mes emrave si Maqedonia e Epërme, Maqedonia Veriore, Maqedonia e Vardarit dhe Maqedonia (Shkupi). Nëse nisemi nga 7 pozicione që ishin pika fillestare të negociatave, e di vetëm se ajo është zvogëluar në 4 pozicione, 3 janë refuzuar. Për ne është i pranueshëm emër me përcaktues gjeografik, respektivisht i refuzojmë të gjitha të tjerat që ishin me përcaktues kohor ose përcaktues të tjerë, që vijnë me propozime – theksoi Zaevi. Kryeministri gjithashtu konfirmoi se nesër ministri i jashtëm, Dimitrov do ta takojë homologun e tij grek, Kocijas në Sofje në kuadër të takimit me homologët e shteteve anëtare të BE-së dhe atyre kandidate, por se nuk do të negociojnë sërish. Zaev tha se nesër në fakt dy ministrat do ta caktojnë raundin e ri të negociatave.

Article Logic
Execution time: 0.0038521289825439