INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Rakipi: Oligarkët janë politikanët më të fuqishëm në vend...[VIDEO]

Ylli Rakipi: Oligarkët janë politikanët më të fuqishëm në vend...[VIDEO]

Publikuar më: 20:48 06-12-2017

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, gazetari i njohur Ylli Rakipi hodhi disa akuza shumë të forta kundër politikanëve në Shqipëri. Ai u shpreh se ata janë oligarkët më të fuqishëm në vend.

“Koncensionet sot i marrin njerëz që nuk kanë asnjë lek në xhep, regjistrohen me 100 mije lek të reja, këta nuk janë oligarkë. Janë njerëz të cilët përdoren nga pushtetarët për t’i marrë pjesën dërrmuese të parave”, u shpreh Ylli në Kolaudim.

 Sipas gazetarit oligarkët janë ata që marrin vendime politike.  Rakipi u shpreh se Oligarkët janë drejtpërdrjetë politikanët më të rëndësishëm që kanë qeverisur vendin tonë.

Gjithashtu zoti Rakipi akuzoi politikanët se ata ndërtojnë  biznesmenët, ai përdori një shembull shumë interesant për ta ilustruar: “Vetë qeveritarët ndërtojnë biznesmenët  e marrin siç bën allçinë skulptori ose pikturën që bën Edi Rama por,  përveç pikturave ai bën edhe vizat, ndërton edhe biznesmenët, është edhe artist për ndërtimin e biznesmenëve dhe këtë nuk e bën vetëm Edi Rama, e ka bërë edhe Sali Berisha”, u shpreh Rakipi.

Nga ky këndvërshtrim sipas Yllit, ky është një shtet oligarkik dhe oligarkët janë këta që qeverisin  sepse këta janë njerëzit më të pasuar të Shqipërisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038831233978271