INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Yjet mund të peshohen. Konfirmohet pas 100 vitesh teoria e Anjshtanjit[VIDEO]

Publikuar më: 14:26 08-06-2017

Mbi 100 vjet më parë, Albert Ajnshtajn parashikoi se yjet e largëta mund të peshohen duke përdorur gravitetin, por ai pohoi atëherë se "nuk kishte shpresë për ta vëzhguar direkt këtë fenomen”.  Studiuesit mundën ta realizonin atë që kishte parashikuar ai, duke shfaqur një lloj të veçantë  ' graviteti mikrolente "gjë që më parë nuk mendohej se do të arrihej. Gjetjet mund të përcaktohen si mjet i vlefshëm për matjen e yjeve të largët në të ardhmen. Një ekip studiuesish ndërkombëtar i udhëhequr nga Kailash Sahu nga Instituti i Hapësirës, Shkencës dhe Teleskopit në Baltimore ka provuar përfundimisht se Ajnshtajn kishte të drejtë. Studimi siguroi një mjet të ri për të përcaktuar masat e objekteve që nuk mund të realizohen me mjete të tjera. Ekipi përcaktoi masën e një mbetjeje yjore të shembur të quajtur ylli i bardhë xhuxh .Objekte të tilla kanë përfunduar ciklin e tyre jetësor të djegies së hidrogjenit. Kështu janë fosilet e të gjitha gjeneratave të mëparshme të yjeve në galaktikën tonë, në Rrugën e Qumështit. Kur një yll në plan të parë kalon pikërisht midis nesh dhe një ylli sfond, Ajnshtajn  parashikoi atë që e quajti fenomeni i gravitetit mikrolente. Ky fenomen i cili rezulton të jetë në një unazë të përkryer rrethore të dritës, u quajt 'Unaza e Ajnshtajnit'.

Article Logic
Execution time: 0.0040910243988037