INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
XXX

XXX

Publikuar më: 18:00 21-11-2018

Mos më duaj kur jam duke fjetur,
kur jam duke parë ëndrra,
mos mu ngatërro në mendime
unë dhe pa ty i kam mendimet e ngatërruara.
Më duaj diku afër mëngjesit,
kur lulet kanë filluar të zgjohen,
kur Tirana shtriq krahët nën këmbët e kalimtarëve të parë,
kur autobusi i linjës mbërrin duke rënkuar në stacion,
kur liqenin e zgjon frymëmarrja e një sportisti
kur hëna zbehet si një fustan i dal boje…
Më duaj në këtë orar të ndërmjetëm,
Mes natës dhe ditës,
në momentin që bie vesa mbi bar
ose më duaj kur të dalë një rreze dielli
që të mos i trembesh idesë se do të bëhem shkumë…

Falenderojmë Irena Shabani për shkrimin e publikuar në intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162