INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila Myrtezaj “thyen akullin”, vesh fustanin e nuserisë dhe duket përrallore! [VIDEO]

Xhensila Myrtezaj “thyen akullin”, vesh fustanin e nuserisë dhe duket përrallore! [VIDEO]

Publikuar më: 18:24 14-08-2017

Ajo është një ndër femrat më të bukura në showbiz-in shqiptar dhe dalëngadalë po mbyll përgatitjet për dasmën e saj të shumëpritur me Bes Kallakun. Pasi zbuluam ditën e dasmës e cila do të jetë më 1 shtator, zbuluam dizajnin e ftesave, tashmë kemi parë diçka shumë të rëndësishme edhe pse thuhet se është “ters”.

Prej kohësh publiku ka pritur ta shohë Xhensilën nuse dhe para se ta shohim në altar me Besin, na ka bërë një dhuratë stilisti i njohur Valdrin Sahiti. Ai ka postuar dy video në “Instastory” ku shfaqet Xhensila Myrtezaj me fustanin e saj të mrekullueshëm dhe duket më përrallore se kurrë.

Tani me siguri Besi do postojë ndonjë foto me kostum për t’i bërë “diss” asaj. Mezi po presim t’i shikojmë teksa shkojnë së bashku drejt altarit!

Article Logic
Execution time: 0.0023798942565918