INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xheloz për Selena Gomez? Justin Bieber tallet publikisht me The Weeknd!

Xheloz për Selena Gomez? Justin Bieber tallet publikisht me The Weeknd!

Publikuar më: 15:18 14-02-2017

Ndoshta është xheloz për lidhjen me ishin e tij Selena Gomez, ndoshta është thjesht antipati, por Justin Bieber nuk ndalon dot se talluri publikisht me patriotin e tij The Weeknd.

Në vend që të ndiqte ceremoninë e çmimeve Grammy në Los Angeles, ku dhe ishte i nominuar për disa çmime, Bieber vendosi t’u përgjigjej pyetjeve në Instagram live ndërkohë që po bëhej eventi. Sipas sajtit Seventeen, artisti 22 vjeçar u pyet se cila ishte kënga e tij e preferuar e momentit dhe dha një përgjigje plot sarkazëm. Ai tha “Starboy nga The Weeknd”, dhe pas një pauze të shkurtër filloi të qeshtë për rreth 15 sekonda, si për ta bërë të qartë që po tallej. Në fund Bieber e mbylli me fjalët “Ok, duhet ta mbyllim tani. Kjo ishte shumë për të qeshur”. Nuk është hera e parë që këngëtari kanadezs thumbon The WËeeknd dhe jemi të bindur që nuk do të jetë as e fundit. Të paktën për sa kohë Weeknd të vazhdojë i lidhur me Selena Gomez...

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416