INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xbox të shkurton pritjen për lojën tënde të preferuar

Xbox të shkurton pritjen për lojën tënde të preferuar

Publikuar më: 11:40 06-07-2018

Gjatë E3 2018 Microsoft Gaming dhe Xbox prezantuan FastStart, një risi që do të bëjë lojrat që të shkarkohen më shpejt.

Sigurisht që shkarkimi do të eci sipas shpejtësisë së internetit tuaj, por ama loja nuk ka nevojë për të gjithë materialin e shkarkuar për të kryer funksionet e saj bazike.

Nisur nga ky parim, tanimë Xbox do të shkarkojë fillimisht materialet e nevojshme për të luajtur funksionet bazike të lojës e më pas ato që nuk kanë rëndësi jetësore për të. Kjo risi do të vijë fillimisht për një numër të caktuar lojrash të cilat do të zhvillohen nga vetë Microsoft.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002