INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wristband po rrezikon jetët e ushtarëve!

Wristband po rrezikon jetët e ushtarëve!

Publikuar më: 16:42 11-07-2018

Wristband janë pajisje të vogla, në formën e një byzylyku inteligjent, që përdoren për të monituruar aktivitete të ndryshme të trupit tonë.

Përdorimi i këtyre byzylykëve inteligjentë normalisht nuk ka asnjë dëm,por kur vendndodhja jote publikohet dhe je në luftë diçka mund të shkojë shumë keq. Vetë Pentagoni ka nënshkruar një marrëveshje me Fitbit për pajisjen e ushtarëve me smartëristband me qëllim monitorimin e aktivitetit të tyre fizik.

Normalisht këto pajisje masin distancat që ne përshkojmë me anë të GPS, por informacioni i mbledhur nuk supozohet që të publikohet. Kjo është teoria, por ama dikush ka pasur idenë gjeniale për krijimin e një harte të përdoruesve të pajisjes, gjë që nxjerr zbuluar ushtarët.

Misionet ushtarake normalisht duhen kryer në fshehtësi për të pasur një avantazh ndaj kundërshtarit, por nqs vendndodhja jote zbulohet, në luftë je thuajse i vdekur. Strava, një kompani që grumbullon të dhëna nga Fitbit dhe kompani të tjera që prodhojnë produktë të tillë(përfshirë Apple) ka pasur idenë gjeniale të krijimit të një harte që tregon vendet ku ka përdorues. Nga kjo hartë kemi rreth 2200 ushtarë amerikanë të cilëve iu zbulohet vendndodhja.

Nqs organizata të ndryshme terroriste do të kenë vendndodhjen e ushtarëve amerikanë, padyshim që gjërat nuk do të ecin mirë për këta të fundit. Përfundimisht këto pajisje nuk duhen lejuar në ushtri. Nëqoftëse janë të domosdoshme, atëherë ushtria duhet që t'i sigurojë versione të veçanta dhe më të sigurta ushtarëve. Për momentin raportohet që dhe sekretari Matis është informuar në lidhje me problemin dhe padyshim që duhet që të propozohet një zgjidhje sa më parë.

 

strava.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604