INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Hajduti hyn aty ku s'duhet dhe telefonon vetë policinë

Hajduti hyn aty ku s'duhet dhe telefonon vetë policinë

Publikuar më: 17:29 11-07-2018


Fillimisht për të nisur lajmin duhet që të shpjegojmë qartë së çfarë janë Escape Rooms. Këto të fundit nga vetë emri kuptohet që janë dhoma nga të cilat duhet të arratisesh. Ngjajnë me ato të filmave horror, psh si në filmin Saw. Pa merak se asnjë horror nuk ndodh brenda tyre, por ama njerëzit shkojnë për tu argëtuar aty duke zgjidhur puzzles në grup.

Popullariteti i kësaj lloj loje mbase nuk është mjaft i lartë, ose mbase thjesht personazhi në fjalë ska qënë i informuar, këtë nuk kemi si ta dimë.

Në shtetin amerikan të Washington një hajdut ka hyrë në një dyqan buzë rrugës. Të paktën për të dukej si dyqan, mbase dhe falë faktit që ngjarja ka ndodhur në oret e vona të natës.

Sigurisht që hyrja ka qenë e lehtë për të, pasi dera e dyqanit ishte mjaft e dobët, por kur ka hyrë në dhomën e lojës ai ka mbetur i surprizuar. Dhoma dukej sikur i përkiste ndonjë filmi horror. Kudo në mur shkruheshin gjeagjëza në lidhje me gjetjen e çelësit që të mundëson daljen nga dhoma.

Fillimisht grabitësi është munduar që të zgjidhë gjeagjëzat, por s'ka patur aspak sukses. Kur ka kuptuar që biznesi që ai donte të grabiste mund të hapej së shpejti dhe ai mund të kapej, veprimet e tij nuk kanë qënë më dhe aq të civilizuara.

Ai ka nisur që të shkelmojë dyert, të provojë të thyej dritare, por ska pasur sukses pasi: Dyert ishin prej çeliku, kurse dritaret ishin fallco.

I gjendur në këtë situatë terrori, ai ka njoftuar policinë. Kur policia mbërritit në vendngjarje ai ssapo po dilte nga ndërtesa. Epo sa fat i keq për të. Sikur të gjente çelësin më herët ai do të ishe i lirë tani dhe jo i dënuar me 6 muaj burg për shkelje të pronës private.escape_room.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.003911018371582
    array(1) { ["section"]=> string(44) "wristband-po-rrezikon-jetet-e-ushtarev-64688" }