INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Ylli BOTËROR dhe ish i dashuri i Rita Orës është i ftuari special i Dua Lipës në koncertin për SHQIPTARËT [VIDEO]

WOW! Ylli BOTËROR dhe ish i dashuri i Rita Orës është i ftuari special i Dua Lipës në koncertin për SHQIPTARËT [VIDEO]

Publikuar më: 08:33 24-06-2019

Festivali i madh ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, edhe këtë vit pritet të mbahet në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi, me 2,3 dhe 4 gusht. Emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj botërore do të ngjiten në skenë ku pritet t’a ‘elektrizojnë’ publikun.

Një prej emrave që do të jetë i pranishëm është edhe këngëtari dhe Dj i famshëm Carvin Harris. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Dua Lipa e cila së bashku me të atin janë organizatorë të këtij eventi të rëndësishëm.

“Shumë e lumtur t’ju lajmëroj se Calvin Harris është njëri nga performuesit e Sunny Hill Festival, që do mbahet me 2,3 dhe 4 Gusht në Prishtinë. Programi i artistëve këtë vit është i çmendur dhe jam shumë e lumtur për të gjithë miqtë tanë që do të vijnë në Kosovë. Numërimi mbrapsht ka filluar”, ka shkruar Dua Lipa në Instagramin e saj.

Dua dhe Harris, bashkë kanë fituar me këngën “One Kiss”, cmimin BRIT Aëards për këngën më të mirë të vitit në Britani të Madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0033111572265625