INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Panik në Rusi, merr flakë në ajër avioni i një prej kombëtareve, ja gjendja e lojtarëve [VIDEO]

WOW! Panik në Rusi, merr flakë në ajër avioni i një prej kombëtareve, ja gjendja e lojtarëve [VIDEO]

Publikuar më: 21:18 18-06-2018

Avioni i kombëtares së Arabisë Saudite ka marrë zjarr gjatë fluturimit, teksa skuadra po udhëtonte drejt Rostov, ku do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A kundër Uruguait të mërkurën.

Në një komunikatë zyrtare, federata saudite ka saktësuar se: “Federata e Arabisë Saudite kërkon t’ju sigurojë se të gjithë pjesëtarët e stafit janë mirë”.

“Avioni është ulur pak minuta më parë në aeroportin e Rostov dhe i gjithë personeli ndodhet në rezidencat përkatëse”.

Avioni ka qenë një “Russian Airliens Air Bus A319-100” dhe askush nuk ka mbetur i dëmtuar nga incidenti. Lojtarët janë filmuar duke dalë nga mjeti.

Article Logic
Execution time: 0.0036141872406006