INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Nuk kishte ndodhur ndonjëherë kjo gjë në Javën e Modës në New York [FOTO]

WOW! Nuk kishte ndodhur ndonjëherë kjo gjë në Javën e Modës në New York [FOTO]

Publikuar më: 11:52 12-09-2018

Java e Modës në New York këtë vit ka tërhequr vëmendjen që nga veshjet e punuara me detaje të stilistëve të ndryshëm, nga festat e çmendura ku nuk kanë munguar personazhe të famshëm e deri tek lufta mes repereve Cardi B dhe Nicki Minaj.

Së fundmi në këtë event po përflitet pafund rreth sfilatës e stilistit Marco Marco në pasarelën e të cilit parakaluan vetëm modele transgjinore. Edhe më parë modele të tilla janë shfaqur herë pas here në sfilata duke mos u deklaruar, ndërkohë që kjo e fundit ishte krejtësisht e qëllimshme. Marco rrëfeu gjatë një interviste duke thënë se dëshironte të krijonte hapësirë për të manifestuar trupat transgjinorë.


“Kjo ishte një mundësi që prania e tyre të ishte e pamohueshme dhe sigurisht për të përforcuar mendësinë që transgjinorët janë të bukur” ,-përfundoi ai.

gettyimages-1029583756.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893