INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Nuk do t'a besoni, por kjo fryrje buzësh është bërë me metodën që përdorim rëndom për t’u depiluar

WOW! Nuk do t'a besoni, por kjo fryrje buzësh është bërë me metodën që përdorim rëndom për t’u depiluar

Publikuar më: 19:30 25-03-2019

Jemi në kohën kur botoksi dhe mbushësit e buzëve janë kthyer në diçka të zakonshme në shoqërinë tonë.

Por një metodë që është zbuluar së fundmi lidhet me atë të heqjes së qimeve me pe. Vetëm se në fakt në këtë rast nuk bëhet për depilimin.

Kjo lloj teknike që ka nisur të praktikohet në vende të ndryshme të botës, bëhet vetëm me anë të një fijeje që kalon përmes vijëzimit të buzëve tuaja, për t’i theksuar më shumë.

“Këto fije janë të përbëra nga acidi ‘poly-L-lactic’, një substancë sintetike bio. Ato vendosen në buzët për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe prandaj ndryshojnë si formën dhe madhësinë e buzës”, thotë mjeku estetist Tijon Esh për “Refinery29”.

Efekti mund të zgjasë deri në dy javë dhe procedura mund të mos jetë shumë e këndshme, pasi mund të ndieni dhimbje. Ndërsa përsa i përket çmimit, në Britani kjo procedurë kushton mes 300 dhe 600 paund./iconstyle 

hgbserht.jpg

ehbsrt.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043