INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Në listën e 20 femrave më të fuqishme në muzikë është edhe kjo këngëtare SHQIPTARE, ja çfarë thuhet për të! [FOTO]

WOW! Në listën e 20 femrave më të fuqishme në muzikë është edhe kjo këngëtare SHQIPTARE, ja çfarë thuhet për të! [FOTO]

Publikuar më: 13:11 30-09-2018

Nuk është vështirë të besohet që Beyonce është zgjedhur gruaja më e fuqishme e muzikës në botë nga BBC Radio 4. Superylli i muzikës amerikane ishte në listën e industrisë së 40 femrave më me influencë në botë, falë feminizmit, aktivizmit dhe mesazheve pozitive që jep.

Taylor Swift, Adele dhe Dua Lipa po ashtu janë pjesë e listës së grave më të fuqishme, që u zbulua si pjesë e Ditës Muzikore në BBC. Top 40-shja nuk përfshin vetëm ato që shesin më shumë, por edhe atyre që transmetojnë një mesazh me këngët e tyre. Në këtë listë ne krenohemi me Dua Lipën e cila pozicionohet e 20-ta dhe BBC nuk mund të shkruante fjalë më të mira se këto:

“Ajo bëri një fjalim të madh dhe të fuqishëm në “Brit Awards”. Ajo është shumë e re dhe fjalimi ishte shumë i mirë. Ajo njihet botërisht dhe inspiron të rinjtë”.

Një yll muzike me etikë të fortë pune, vlera femërore dhe një influencë të madhe te vajzat e reja. Dua ishte femra më e transmetuar e 2017-ës sipas Spotify dhe u bë femra e parë që u dominua për pesë çmime BRIT.

lika.png

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273