INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Kush është Kim e kush është Kylie?! Fotot e fundit të motrave seksi thjesht do ju lejnë pa fjalë [FOTO]

Wow! Kush është Kim e kush është Kylie?! Fotot e fundit të motrave seksi thjesht do ju lejnë pa fjalë [FOTO]

Publikuar më: 23:12 12-06-2018

Kim Kardashian është fansja më e madhe e Kanye Ëest dhe nuk e kemi fjalën vetëm për muzikën që ai bën, por edhe për koleksionet e tij. Kohët e fundit Kanye ka nxjerrë koleksionin Yeezy Season 6 dhe e para që e ka provuar këtë koleksion ishte bashkëshortja e tij, Kim. Ajo shpeshherë është veshur me veshjet e këtij koleksioni pa përmendur se bëhej fjalë për Yeezy Season 6, por paparacët kanë qenë aty për të kapur Kimin por edhe kritikët e modës për të analizuar qe këto veshje ishin pjesë e koleksionit të fundit të Yeezy; një koleksion që dominohet nga ngjyra nude.

Jo më larg se dje, Kim Kardashian është shfaqur sërish me veshjen e Kanye, por këtë herë i është bashkuar edhe motra e saj Kylie Jenner, të cilat duken si binjake. Të dyja veshur nga koka tek këmbët me Yeezy Season 6 ngjyrë gri, vetëm se ndryshimi i vitëm midis tyre qëndron tek këmbët. Kim ka vendosur që ta kombinojë me një palë çizme çorape të quajtura ndryshe ‘sock boots’ (trendi më i madh i dimrit që e lamë pas), ngjyrë të kaltër. Edhe Kylie ‘sock boots’ kishte preferuar të vishte vetëm se ato i ka me ngjyrë të errët, ndryshe nga Kimi.

Nuk kemi çfarë të shtojmë më shumë pasi vetë fotoja flet, përveçse të dyja motrat duken kaq bukur dhe seksi në të njëjtën kohë. Ndërsa janë fotografuar së fundmi në Cabasas ajo që të bie në sy është ngjashmëria thuajse identike e formave të tyre trupore.

780a7d0f-667f-4d9e-bce3-3bb84c0f3d51.jpg

b5d74310-2c38-4973-9c6d-cdce25d14265.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033731460571289