INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Kjo shenjë e horoskopit do bëka namin sot

Wow! Kjo shenjë e horoskopit do bëka namin sot

Publikuar më: 07:10 12-10-2017

Horoskopi sot

Dashi – Sot ndiheni në formë shumë të mirë dhe kjo do të bëjë që të përmbushni me sukses atë që i keni vënë qëllim vetes. Mos lejoni që shpenzimet të bëhen shkak për zënka me familjarët.

Demi – Mëngjesi do t’ju gjejë duke u marrë me punë. Do të shpenzoni edhe para për shtëpinë dhe dikush në moshë do t’ju ofrojë ndihmë financiare. Mos e lini rastin t’iu ikë.

Binjakët – Puna zë pjesën më të madhe të kohës, por kjo situatë duhet të ndryshojë pasi edhe shtëpia ka nevojë për vëmendje. Në punë mund të përdorni intuitën për të zgjidhur problemet që mund t’ju dalin, por konsideroni edhe mendimin e kolegëve.

Gaforrja – Mos i neglizhoni nevojat e personave që ju rrethojnë. Pasdite mund të merrni një lajm jo shumë të mirë që mund të bëjë që të udhëtoni. Mos u shqetësoni, pasi situata nuk është serioze.

Luani – Më në fund keni paratë e duhura për të bërë shpenzime në shtëpi. Blini çfarë ju duhet së bashku me njerëzit e familjes. Kjo do të jetë një ditë e lodhshme, ndaj pasdite bëni mirë të pushoni.

Virgjëresha – Do të keni mundësinë të mbyllni një punë që e keni nisur prej disa kohësh. Bëni kujdes dhe mos krijoni konflikte me ata që ju rrethojnë. Në mbrëmje do të merrni një dhuratë nga një njeri i dashur.

Peshorja – Punët në shtëpi do t’ju marrin mjaft kohë. Sot do të keni mundësinë të bëni një investim të rëndësishëm dhe për këtë do të keni në krah edhe partnerin. Besojini intuitës për çdo veprim që merrni.

Akrepi – Nëse kishit në plan të bënit ndryshime në shtëpi, sot është dita e duhur, pasi do të keni edhe mbështetjen e familjarëve. Bëni durim me ata që kërkojnë me ngulm të japin mendimin e tyre, pasi qëllimi nuk është i keq.

Shigjetari – Është e këshillueshme që sot të mos merreni me çështje të rëndësishme pasi mund të keni të papritura. Në mëngjes do të duhet të bëni disa shpenzime për shtëpinë.

Bricjapi – Sot është dita e duhur për t’u marrë me punë të rëndësishme që kërkojnë ide dhe mbështetjen e të tjerëve. Do të keni mundësinë të bëni ndryshime në shtëpi. Është e këshillueshme që të mos merrni përsipër më shumë gjëra nga ç’mund të përmbushni.

Ujori – Keni kohë që planifikoni për t’u marrë me një punë që kërkon vëmendje e përkushtim. Është momenti i mirë për t’iu përkushtuar pasi do t’ia dilni mbanë me sukses. Do të bëni shpenzime për shtëpinë, megjithatë përpiquni të mos ekzagjeroni dhe merrni më parë mendimin e atyre që keni për zemër.

Peshqit – Mund të keni probleme që lidhen me jetën sentimentale dhe kjo do të bëjë që të ndiheni disi melankolikë. Pasditja do të jetë më interesante dhe do t’ju rikthejë humorin

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00229096412659
    array(1) { ["section"]=> string(51) "wow-kjo-shenje-e-horoskopit-do-beka-namin-sot-38725" }