INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Këngëtarja shqiptare po bën “namin”, kënga e saj e re është numri 1 në YouTube [ VIDEO]

WOW! Këngëtarja shqiptare po bën “namin”, kënga e saj e re është numri 1 në YouTube [ VIDEO]

Publikuar më: 21:36 06-04-2018

Rekordet s’kanë fund për këngëtaren shqiptare!

Pas sukseseve me “IDGAF” dhe “New Rules”, Dua Lipa ka sjellë një tjetër këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dj dhe producentin e mirënjohur Calvin Harris.  “One Kiss” erdhi për fansat së bashku me një videoklip të veçantë, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim. “Shpresoj që kjo këngë do t’ju bëjë të kërceni deri sa t’ju kënaqet zemra”, ka shkruar Dua në Instagram, pas njoftimit rreth publikimit të kësaj kënge.

Duke u bazuar te vokali i mrekullueshëm i këngëtares shqiptare, Calvin Harris e ka përgatitur këngën ashtu sië i shkon për shtat asaj, një këngë që ngjan me muzikën “house” të viteve ’90. Nëse dyshonit se “One Kiss do të ishte e suksesshme, gaboheni, sepse që në ditën e parë të publikimit kjo është është kënga “trending” në YouTube, pra kënga më e dëgjuar e momentit.

Suksese Dua!

Article Logic
Execution time: 0.0044031143188477