INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! E tha vetë, aktori juaj i preferuar do të jetë terrorist SHQIPTAR në serialin turk, zbulojeni [FOTO]

WOW! E tha vetë, aktori juaj i preferuar do të jetë terrorist SHQIPTAR në serialin turk, zbulojeni [FOTO]

Publikuar më: 20:22 19-07-2018

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm, por buja e serialeve turke kanë shkuar deri në vendet latine, aty ku kanë “lindur” serialet televizive.

Të gjithë e njihni aktorin e njohur Nik Xhelilaj i cili ka arritur që karrierën e tij ta vazhdojë në Turqi dhe është bërë pjesë e serialeve të ndryshme atje. Aktori shqiptar ka lajmëruar se shumë shpejt do të jetë pjesë e një seriali të ri turk.

I ftuar në Nd’rrimin e Natës, në kuadër të festivalit të filmit në Prishtinë “Prifest”, gjatë intervistës së tij e ka dhënë lajmin se do të nisë një serial të ri.

“Karakteri që do të luaj atje është shqiptar me origjinë nga Prizreni. Zgjodha të jetë nga Prizreni dhe tematika e filmit ka të bëjë me Sirinë. Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon”, ka thënë Xhelilaj.

NIKOUA.png

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167