INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow çfarë turpi! Rrëfehet Tayna: ‘’Një burrë i martuar më...’’[FOTO]

Wow çfarë turpi! Rrëfehet Tayna: ‘’Një burrë i martuar më...’’[FOTO]

Publikuar më: 10:14 08-10-2018

Nëse mendoni për një nga reperet më të përfolura në Shqiptari ajo është padyshim Tayna, e cila vetëm pak kohë pasi është prezantuar në publik, ia ka dalë të rrëmbejë zemrat e shumë të dashuruarve pas muzikës energjike.

Reperja e njohur e ftuar së fundmi në “Xing me Ermalin” ka treguar poashtu se kishte ofertë nga një burrë i martuar i cili i propozoi. Madje i tha se do ta linte për të edhe bashkëshorten.

”Unë kam fansa të të gjitha moshave. Një herë më ka ardhur një burrë rreth 45 vjeç në backstage dhe donte të bënte foto. Unë isha shumë e lodhur se kisha tre koncerte atë natë dhe nuk isha në gjendje të mirë. Ai i tha sigurimit që donte t’më takonte patjetër.

Unë edhe pse mund të jemë e lodhur, kam qejf t’i respektoj ata që më përkrahin. Dhe pranova që ai burri të vinte dhe pasi bëmë foto më tha: Unë do të lë gruan për ty. Fillimisht mendova se po bën shaka dhe fillova të qesh dhe ai më tha se e kishte seriozisht. Unë i thash t’i po të duash ndahu nga gruaja, por do mbetesh pa asnjërën. Iku nga aty dhe kur dola unë në skenë bënte atmosferë”, shprehet Tayna./intv.al/

drth_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0031418800354004