INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Bëhuni gati të fitoni 50 mijë dollarë nga WhatsApp, ja ç'duhet të bëni

Wow! Bëhuni gati të fitoni 50 mijë dollarë nga WhatsApp, ja ç'duhet të bëni

Publikuar më: 19:01 09-07-2018

WhatsApp është aplikacioni i mesazheve që u krijua në vitin 2004 me qëllim që të gjithë njerëzit e botës të bisedojnë me njëri-tjetrin kudo që janë.
Sidoqoftë, ditët e fundit janë transmetuar alarme të ndryshme përmes audiove të WhatsApp, duke gjeneruar panik mes njerëzve. Të dielën e kaluar, një turmë prej pesë burrash në shtetin e Maharasthra, në Indi perëndimore, u arrestuan sepse ishin akuzuar se kishin krijuar një grup për të rrëmbyer dhe përdhunuar fëmijë.
Në këtë drejtim, WhatsApp ka ndërmarrë veprime dhe ka raportuar se shpërndarja e lajmeve të rreme "janë çështje që trajtohen më mirë kolektivisht: me qeverinë, shoqërinë civile dhe kompanitë e teknologjisë së bashku".
Për këtë arsye, nëpërmjet Facebook-ut, ata shpallin krijimin e Çmimeve të WhatsApp, çmime që do t’u jepen atyre njerëzve që paraqesin projekte që ndihmojnë në përmirësimin e platformës dhe luftimin e përhapjes së mashtrimeve nëpërmjet propozimeve origjinale, shkruan joq. Për të inkurajuar kërkimin e zgjidhjeve që janë me të vërtetë efektive, kompania do të mbajë një konkurs në të cilin ata që paraqesin projektet më të dobishme do të marrin një çmim prej $ 50,000. Detajet mund të gjenden në faqen zyrtare dhe afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është deri më 12 gusht 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209