INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Bebe Rexha arrin suksesin që çdo artist do të donte, Rita Ora i lë këtë koment [FOTO]

Wow! Bebe Rexha arrin suksesin që çdo artist do të donte, Rita Ora i lë këtë koment [FOTO]

Publikuar më: 18:08 22-06-2018

Dita e sotme është një ndër ditët më të bukura për këngëtaren shqiptare, Bebe Rexha . Albumi i saj i debutues " Expectation" ka dalë më në fund dhe fansat mezi kanë pritur për këtë ditë. Madje surpriza ndodhi!

Sapo u lançua albumi fansat nuk kanë duruar më dhe shitjet e tij kanë qenë shumë të larta. Kështu puna e madhe e Bebes për këtë projekt është shpërblyer më së miri. "Excpectation" është vlerësuar me ‘Gold’. Ky është një ndër vlerësimet më të larta që një artist mund të marrë për albumin e tij. Të tjera suksese e presin Beben dhe ky është vetëm fillim. Por nuk kishte si të mungonin edhe urimet për këngëtaren shqiptare dhe një prej tyre është edhe Rita, e cila është gëzuar shumë për këtë gjë, duke shkruar "Yay!"/intv.al/

a9dfea43-9be9-4417-a9ff-eec68916cb85.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037298202514648