INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Aktorja juaj e preferuar turke martohet në fshehtësi dhe është një nga nuset më të bukura që kemi parë [FOTO]

WOW! Aktorja juaj e preferuar turke martohet në fshehtësi dhe është një nga nuset më të bukura që kemi parë [FOTO]

Publikuar më: 18:34 11-07-2018

I paska gënjyer të gjithë! 

Është fakt tashmë që serialet turke janë ndër më të ndjekurit në vendin tonë dhe jeta e aktorëve të ndryshme ngjall shumë interes te publiku ynë. Një nga aktoret më të njohura dhe shumë të dashura nga publiku shqiptar e jo vetëm është Oyky Karayel. Ajo njihet për rolet e saj të ndryshme në serialet turke dhe sot është një nga ditët më të lumtura të jetës së saj.

Oyky Karayel dhe Can Bonomo do të martoheshin më 24 Qershor por çifti shtyu ceremoninë e dasmës për shkak të zgjedhjeve që u mbajtën në Turqi dhe kjo ceremoni po mbahet këtë mbrëmje.

Madje është thyer nga të ftuarit edhe rregulli i vendosur nga aktorja turke, sipas së cilit dasma është private dhe nuk lejohet të shpërndahen foto dhe video në rrjetet sociale.

Revista turke”Enn Magazine” ka arritur të sigurojë disa foto ku Oyky shfaqet e veshur me të bardha, momente përpara se të mbërrij në altar. Ajo ka zgjedhur një fustan modern, teksa flokët i mban të kapura me një vello pas saj

Gjithashtu është bërë publike edhe një video gjatë ceremonisë që po mbahet buzë detit në Çesmeç, ku Oyky dhe Can shpallen zyrtarisht burrë dhe grua.

xhdm.mp4 from Elton Cara on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0032579898834229