INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WhatsApp sjell risinë që të gjithë prisnim! Do të na lehtësojë punën

WhatsApp sjell risinë që të gjithë prisnim! Do të na lehtësojë punën

Publikuar më: 00:32 05-12-2017

Platforma e komunikimit WhatsApp,e përdorur masivisht në mbarë botën do të shtojë një funksionalitet të ri përmes përditësimit më të fundit të iOS.

Ju ka dërguar dikush një link për të parë një video në YouTube dhe dëshira juaj është që ta aksesoni direkt ndërkohë që jeni duke chatuar? WhatsApp do ju vijë në ndihmë me risinë më të re qe pritet të instalohet.

Metoda e mbivendosjes së fotove do të lejojë përdoruesit të aksesojnë videon ndërkohë që janë duke naviguar dicka tjetër.Përdoruesit mund të dergojnë mesazhe dhe të shikojnëvideon njëkohësisht. Kjo karaketristikë po përshtatet mbi iOS,ndërsa për Android nuk është bërë publik ndonjë njoftim.WABetaInfo zbuloi këtë karakteristikë të fshehur në kodin për iOS në përditësimin e fundit i0S 2.17.40 që u realizua në korrik.

Article Logic
Execution time: 0.0024950504302979