INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Whatsapp kthehet në rival për kompanitë telefonike

Whatsapp kthehet në rival për kompanitë telefonike

Publikuar më: 15:10 10-07-2018

Whatsapp është një ndër aplikacionet më të përdorur ndonjëherë. Shumë nga ne nuk përdorin më mesazhet tradicionale që ofrohen nga operatorët telefonikë, por ama përdorim ëhatsapp mbase dhe për orë të tëra në ditë.

Arsyeja kryesore se pse ra përdorimi i mesazheve tradicionale, përveç daljes së opsioneve të tjera, është dhe arsyeja që askush nuk vazhdoi që t'i zhvillonte ato me hapin e kohës. Mbase deri tani, pasi Google po bashkëpunon thuajse me çdo operator të madh telefonik në botë për të zhvilluar aplikacionet klasike të mesazheve.

RCS do të jetë shërbimi i ri që po zhvillohet nga Google dhe do të integrohet nga kompanitë telefonike, përfshirë dhe ato që operojnë në Shqipëri.

Pse Whatsapp është si halë në sy për ta mund t'iu lindë pyetja, pasi ofruesit e shërbimit telefonik vazhdojnë të tarifojnë dhe për internetin. Epo ata vazhdojnë që të fitojnë, por ama nuk kanë kontroll mbi përdoruesit siç do të preferonin ata, pasi informacionet e mbledhura nga Whatsapp nuk mund që të lexohen nga ata.

Kompanitë ofrojnë opsionet e tyre, por ne përdoruesit jemi ata që zgjedhim. WhatsApp duket se është opsioni më i mirë i momentit.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021