INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Whatsapp, gati me update-in më të fundit

Whatsapp, gati me update-in më të fundit

Publikuar më: 10:07 04-10-2018

Pasi e ka bërë të disponueshme për përdoruesit e iOS për disa muaj, dhe duke pritur për "Swipe to Reply" , Whatsapp për Android është gati për t'u pasuruar me një veçori të re shumë interesante. Kjo është mënyra Picture-in-Picture për videot.

Kjo do të thotë që kur të marrësh një video nga YouTube, Instagram ose Facebook, mund ta shikosh drejtpërdrejt nga biseda pa e lënë aplikacionin.

E gjithë kjo ndodh përmes modalitetit PiP që u prezantua nga Apple vitin e kaluar në Safari dhe kjo ngadalë po bëhet standard sepse ju lejon të hapni një dritare për të parë filmin që është mbivendosur në proceset e tjera.

Instagram Banner

Duke folur për Whatsapp për Android, funksioni ju lejon të vazhdoni dhe kontrolloni videon (nëpërmjet butonave të luajtjes dhe pauzës) edhe nëse dilni nga biseda në të cilën është dërguar: thjesht mos e mbyllni plotësisht aplikacionin dhe filmi do të vazhdojë rregullisht.

Shpërndarja në versionin Android të aplikacionit filloi disa orë më parë, por përdoruesit raportojnë se nuk mund të funksionojë herën e parë. Në këtë rast është e nevojshme të kryesh backup-in e bisedave dhe pastaj të ri-instalosh Whatsapp, por mund të jetë gjithashtu një bug i thjeshtë.

Article Logic
Execution time: 0.0029671192169189