INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Serbia është e gatshme për kompromis me Kosovën

Vuçiç: Serbia është e gatshme për kompromis me Kosovën

Publikuar më: 22:06 02-02-2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk do ta “fusë kokën në rërë siç kanë bërë tjerët” kur është fjala për Kosovën, raportojnë mediat serbe.

Ai ka shtuar se është i gatshëm për kompromis, por ka porositur se nëse dikush mendon që Serbia do t’i jep të gjitha dhe të mbetet pa asgjë, mashtrohet keq, transmeton Telegrafi.

Këto komente presidenti serb i bëri kur gazetarët e pyetën se çfarë po ndodh me dialogun e brendshëm për Kosovën, dhe për çfarë kompromisi është Serbia e gatshme të bëjë për një zgjidhje afatgjate.

“Në fund do të jenë qytetarët e Serbisë do të japin verdiktin për këtë çështje. A dëshiroj unë si president të sillem sikur tjerët të fusë kokën në rërë dhe të them, nuk ka problem do të presim edhe 200 vite derisa fëmijët dhe nipat e juaj të kalojnë nëpër problemet e njëjta që kemi kaluar edhe ne, baballarët dhe gjyshërit tanë, apo jeni të gatshëm të bëni siç do të jetë kompromisi për serbët dhe shqiptarët?”, ka shtuar Vuçiq.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824