INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç, nuk do lemë që Serbia të mposhtet pavarësisht kompromisit me Kosovën

Vuçiç, nuk do lemë që Serbia të mposhtet pavarësisht kompromisit me Kosovën

Publikuar më: 09:32 22-10-2018

Presidenti i Serbisë, Vuçiç në aktivitetin e 10 vjetorit të partisë që ai drejton ka përmendur edhe çështjen e Kosovës. Ai e ka konsideruar si një nga çështet më të vështira.

“Kur është fjala për Kosovën, ajo është më e vështira e problemeve tona, unë do të flasë për atë që nuk ju pëlqen, por do ta them vetëm të vërtetën. Nga fjalët e ëmbla të paraardhësve tanë kemi pasur vetëm veprime dhe pasoja të tmerrshme. Më mirë fjalët të jenë të vështira por fëmijët tonë të kenë një të ardhme”, tha Vuçiç.
Por Vuçiç nuk humb shpresat kur thotë se: “Ata që mendojnë se do të marrin gjithçka le ta dinë se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nuk ka asnjë presion që na bënë të heqim dorë nga interesat jetësore. Do të bëjmë një kompromis për Kosovën, por duke mos lejuar që Serbia të mposhtet.”

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496