INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuani nga aknet dhe shenjat? Nëpëmjet kësaj maske do t’i hiqni si me magji!

Vuani nga aknet dhe shenjat? Nëpëmjet kësaj maske do t’i hiqni si me magji!

Publikuar më: 17:15 21-01-2019

Pamja e lëkurës së fytyrës ka rëndësi të lartë për përshtypjen e përgjithshme që e krijojmë te njerëzit, pasi që gjëja e parë që e shohin njerëzit te ne është fytyra. Sidoqoftë, fytyra kërkon kujdes të vazhdueshëm në aspektin e produkteve efikase dhe të shëndetshme, por kërkon edhe një stil më të shëndetshëm të jetesës.

Një ndër problemet që hasim më shpesh në lëkurë janë aknet dhe shenjat, por mesa duket një maskë me uthull molle dhe sodë buke do t’i bëjë që ato të zhduken plotësisht.

Maska e mëposhtme është krejtësisht natyrale dhe të gjithë përbërësit janë të shëndetshëm për lëkurën. Maska i largon të gjitha problemet e lëkurës dhe e bën atë të shëndetshme dhe të pastër.

Përbërësit:
– Sodë buke
– Uthull molle
– Mjaltë
– Gjysmë limoni

Metoda e përgatitjes:
Shtojeni një lugë çaji uthull molle në një gotë të mbushur deri në gjysmë me ujë. Në një tas tjetër, qiteni sodën e bukës dhe pastaj aty shtojeni ujin dhe uthullën. Pasi ta bëni këtë, shtojeni lëngun që e shtrydhni nga një gjysmë limoni, dhe përzijeni derisa të krijohet pasta.

Përdorimi:
Pastrojeni fytyrën në mënyrë që t’i hapni poret dhe t’i eliminoni të gjitha grimcat e makijazhit. Me një copë pambuku thajeni lëkurën. Pasi ta bëni këtë, aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 5-10 minuta. Në fund pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe prapë me ujë të ftohtë për t’i mbyllur poret.

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543