INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 persona të maskuar vrasin me kallashnikov ish drejtori i OST-së Saimir Jaku [FOTO]

2 persona të maskuar vrasin me kallashnikov ish drejtori i OST-së Saimir Jaku [FOTO]

Publikuar më: 09:18 09-09-2016

Ish drejtori i Tensionit të lartë në Veri të vendit, është vrarë me kallashnikov paraditen e së premtes. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit të Rreshenit, ku i riu Saimir Jaku është ekzekutuar me disa plumba në trup dhe në kokë. Sipas dëshmive, dy persona të maskuar kanë mbërritur me një makinë pranë lokalit, ku njëri prej tyre ka dalë dhe me kallashnikov në dorë ka lëshuar breshërinë e plumbave ndaj Saimir Jakut, i cili mësohet se po pinte kafen e mëngjesit. Menjëherë vrasësi është larguar me makinë, ku po e priste bashkëpunëtori i tij, i cili gjithashtu mësohet se ka qënë i maskuar. Ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mësohet se ish drejtori i OSHEE ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plumbat e marrë në trup e kokë. Ngjarja ka tronditur qytetarët, ndërsa mësohet se është plagosur dhe një person. Saimir Jaku një javë më parë është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Tensionit të Lartë në Zonën e Veriut.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, dhe kanë nisur hetimet për këtë ngajrje të rëndë. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të automjetit.

Article Logic
Execution time: 0.0014619827270508