INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasje me thikë/ Zbulohet emri i viktimës...

Vrasje me thikë/ Zbulohet emri i viktimës...

Publikuar më: 09:38 17-09-2019

Disa persona kanë bërë sherr që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dibër dhe si pasojë e konfliktit të çastit, ka mbetur i vdekur një person.

D. P, 29 vjeç u plagos me thikë, por fatkeqësisht humbi jetën në spital. Sipas bluve si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit me iniciale Q.P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i viktimës) dhe J.H. dhe M. H. (vëllezër), banues po në fshatin Sllatinë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas. Kapen dhe arrestohen në kohë rekord tre shtetas, ndër to dy vëllezër, autorë të dyshuar të ngjarjes.

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :

Q.P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324