INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në ish-bllok/ Vendimi për Geldo Hotin: Nuk kam...

Vrasja në ish-bllok/ Vendimi për Geldo Hotin: Nuk kam...

Publikuar më: 14:26 08-10-2018

Është zbardhur dëshmia e Geldo Hotit, një prej personave që ishte në vrasjen e ndodhur në zonën e ish bllokut.

Sipas policisë, Hoti ka qenë i pranishëm në ngjarje dhe është një nga personat që ka përdorur armë zjarri në konflikt. Përmes një njoftimi zyrtar policia sqaroi se ka dyshime se 37-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në momentet e sherrit të dhunshëm ku u vra Fabian Gaxha. Hoti u ndalua nga forcat e policisë të pikëkalimit kufitar të Kakavijës mbrëmjen e së premtes, teksa po tentonte të largohej nga vendi drejt Greqisë.

Vetë Hoti e ka mohuar përpara trupës gjykuese se ka qëlluar me armë zjarri natën e atentatit.

" Isha në lokal me Ervin Matën, Mervjol Bilon dhe Redi Popescun. Ai na qerasi me një vere. Më pas erdhën dy persona që s’i njihja filluan të thonë që askush mos lëvizë e nxorën armët. Ne atë moment unë u shtriva poshtë tavolinës nga frika”, tha në Gjykatë Hoti i cili u kap në doganën e Kavavijës teksa po tentonte të kalonte kufirin dy ditë më parë.

Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor për Geldo Hotin (Licaj) për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe armëmbajtje pa leje. 37-vjeçari Hoti është personi i tretë i vënë në pranga në lidhje me ngjarjen e ndodhur të enjten e kaluar në zonën e ish-Bllokut.

Article Logic
Execution time: 0.0032720565795898