INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në ish-bllok/ Gjykata liron pronarin e lokalit të ngjarjes, ai do të...

Vrasja në ish-bllok/ Gjykata liron pronarin e lokalit të ngjarjes, ai do të...

Publikuar më: 12:28 23-10-2018

Përfundoi seanca gjyqësore për biznesmenin e njohur në Tiranë, Redi Popeskun, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga policia.

Redi Popesku është pronari i lokalit ku ndodhi vrasja në zonën e ish-bllokut në mbrëmjen e 4 tetorit, ku komando Merviol Bilo, vrau Fabiol Gaxhën dhe plagosi biznesmenin Ervis Martinajn bashkë me Eljon Haton.

Redi Popesku u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për Popeskun i cili është i pranishëm në seancën ndaj tij por gjykata ka vendosur ta lërë të lirë duke marrë masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262