INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në ish-bllok/ Armë e predha, ja çfarë u gjet në vendngjarje

Vrasja në ish-bllok/ Armë e predha, ja çfarë u gjet në vendngjarje

Publikuar më: 18:46 10-10-2018

Vrasja në zonën e ish-bllokut ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha si dhe u plagosën tre të tjerë, ka tronditur Tiranën, të enjten e 4 tetorit.

Lidhur me ngjarjen policia shpalli në kërkim tre persona , Fabiol Alushi, Mervjol Bilo dhe Evrin Mata, të cilët kanë qenë grupi “rival” i viktimës dhe i të plagosurve.
Policia ka bërë sot sekuestrimin e provave të ngelura në vendngjarje, ku është gjetur çanta e njërit prej personave të shpallur në kërkim Fabio Allushi.

Brenda saj janë gjetur 2500 euro dhe një shumë e vogël parash shqiptare, kartë identiteti me emrin Fabio Allushi, dhe dëshmi aftësie në emër të Fabio Allushit.

Në xhupin e viktimës, Fabian Gaxha, janë sekuestruar, një celular i-Phone, rreth 150 euro dhe një shumë e vogël parash shqiptare, kartë identiteti në emër të Rigers Gaxhës, vëllait të tij, si dhe 2 medikamente me cigël “Epixxxr” dhe “Clonotril”, shkruan “Panorama”.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri, me dy numra të fshirë, me krehërin me 13 copë fishekë, me kalibër 9mm, 11 gëzhoja me macerim të ndryshëm, një predhë dhe 5 tampona me mbetje biologjike dhe tampon me mbetje ADN-je.

Article Logic
Execution time: 0.0023910999298096