INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA NË BLLOK/ Çfarë ndodhi natën e 4 tetorit, makina ku ndodhej bashkëshorti i Suada Sherifit, ngacmuan Elvana Gjatën...

VRASJA NË BLLOK/ Çfarë ndodhi natën e 4 tetorit, makina ku ndodhej bashkëshorti i Suada Sherifit, ngacmuan Elvana Gjatën...

Publikuar më: 16:56 29-11-2018

Gati dy muaj pas masakrës në ish-Bllok, ku fillimisht u tha se gjithçka kishte ndodhur për këngëtaren Elvana Gjata, hetimet e prokurorisë po hedhin poshtë dita-ditës këtë pistë, duke u përqendruar te prishja e pazareve të drogës.

Grupi hetimor arriti në këtë përfundim, pasi mblodhi të dhëna të dobishme që konfirmojnë një konflikt për çështje kokaine mes Ervin Matës, të fejuarit të Elvana Gjatës dhe një biznesmeni që së fundmi është shpallur në kërkim policor. Bëhet fjalë për Eldi Dizdarin, i cili është bashkëshorti i ish-miss-it Suada Sherifi.

suadaaaa.jpg

Nga ana tjetër, oficerët që kanë kryer verifikimet, në kuadër të hetimit për vrasjen e ndodhur më 4 tetor te ish-Blloku, kanë siguruar të dhëna që flasin për një krisje marrëdhëniesh mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit.

Në dosjen e Prokurorisë, të publikuar disa ditë më parë, shpjegoheshin veprimet hetimore dhe e gjithë dinamika e ngjarjes. Aty theksohej se para vrasjes, para lokalit të Redi Popeskut, kishte pasur një konflikt, në kohën kur Elvana Gjata kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj Ervin Mata.

Sipas dosjes së Prokurorisë, më datë 04.10.2018, në orën 18:54, Ervin Mata, Geldo Hoti (Liçaj), Fabio Allushi, Mevjol Bilo kanë hyrë brenda në ambientet e lokalit. Rreth orës 20:37, nga “lokali”, ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe, sipas deklarimit të shtetasit Redi Popesku, Ervini doli jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie.

Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personi/personat që kanë qenë brenda tij kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt dhe për një moment ka ndaluar dhe ka kryer manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndroi aty, u afrua shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga lokalet pranë zonës ku ndodhi vrasja.

Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar. Po, sipas deklarimit të Redi Popeskut, ku shprehet se ka dëgjuar nga Ervini se personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ish-shoku i ngushtë i tij dhe kjo duket edhe nga pamjet filmime, ku Ervini largon Mevjolin me qëllimin për t’u sqaruar vetë, megjithëse Mevjoli nuk largohet, por i qëndron aty pranë.

Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas, Ervini me Mevjolin largohen në drejtim të lokalit ku ndodhi vrasja, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të bllokut. Automjeti në dukje është i markës “Mercedes Benz”, tipi “G – Class”, ngjyra e zezë me disqe të zezë, por pa targë të identifikueshme, tashmë është mësuar se drejtohej nga Eldi Dizdari, raporton Panorama.

Article Logic
Execution time: 0.0031158924102783