INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e nënës së 6 fëmijëve në Durrës, rrëfehet autori: E shtyva, humbi ekuilibrin dhe ..

Vrasja e nënës së 6 fëmijëve në Durrës, rrëfehet autori: E shtyva, humbi ekuilibrin dhe ..

Publikuar më: 10:33 09-06-2018

Vrasja e Ardiana Shahollit ka tronditur qytetin e Durrësit mbrëmjen e të premtes. Ardiana 40 vjeçe, nënë e 6 fëmijëve, u vra nga bashkëshorti i saj, Çlirim Shaholli 42 vjeç. Ardiana ndërroi jetë në spitalin Rajonal pas plagëve të shumta që kishte marrë në pjesën e kokës si pasojë e goditjeve të të shoqit. Fqinjët e çiftit tregojnë se ata se djali i madh ishte në gjimnaz ndërsa fëmija më i vogël është 1 vjeç. E vetmja që punonte dhe mbante gjithë familjen ishte 40-vjeçarja ndërsa Çlirim Shaholli nuk punonte. Ata kanë pohuar se ishte Ardiana ajo që punonte në një rrobaqepësi për të mbajtur familjen. Adriana punonte në një rrobaqepësi, familja jetonte në skamje.

gruaja_e_vrare.png

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje autori i krimit ka deklaruar se nuk donte ta vriste gruan e tij. “Nuk doja ta vrisja gruan time. U zimë siç zihemi gjithnjë. Të mjerët ne se çfarë na gjeti. Kam 6 kalamaj, kush do mi ushqejë tani. U grindëm se unë i thashë ngriu hap dritaren se është vapë dhe ajo më shtyu. Ajo më shtyu dhe unë e shtyva me pas në një moment ajo humbi ekuilibrin dhe ra në dysheme, ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”-ka rrëfyer autori.

Article Logic
Execution time: 0.0032432079315186