INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e 15-vjeçarit, studentët grekë ''djegin'' Athinën dhe Selanikun [VIDEO]

Vrasja e 15-vjeçarit, studentët grekë ''djegin'' Athinën dhe Selanikun [VIDEO]

Publikuar më: 22:14 06-12-2018

Protesta të dhunshme kanë nisur në Athinë dhe Selanik, në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos. Mësohet se protestuesit kanë qëlluar në drejtim të policisë me bomba molotv, ndërkohë që thuhet se i është vënë flaka një makine dhe një pallati.

Një grupim prej 300 të rinjsh anarkistë janë përleshur me uniformat blu në Eksarhia, Politeknikum, në qendër e Athinës. Raportohet se përleshje po ndodhin edhe në Selanik, ku anarkistë të maskuar po përgatiten për një sulm nga godina universitare.

Policia tha se rreth 1,700 person marshuan në Athinë dhe protesta ishte deri diku paqësore, por të rinj të tjerë i vunë zjarrin koshave të mbeturinave në rrugë dhe ngritën barrikada në sheshin qendror Exarchia të kryeqytetit, ku Alexis Grigoropulos u qëllua për vdekje më 6 dhjetor 2008 dhe të cilin anarkistët e kanë quajtur një kështjellë.

Ndërkohë në protestë policia hodhi gaz lotsjellës mbi të rinjtë me kapuç të cilët hodhën gurë dhe objekte të tjera mbi forcat e rendit dhe thyen kabinat në stacionet e autobusëve. Të paktën 28 ​​persona u arrestuan dhe në Athinë, autoritetet vendosën rreth 2,500 policë dhe një helikopter për të kontrolluar mashrimet, ndërsa stacioni kryesor i metrosë në sheshin Sintagma u mbyll përkohësisht.

Në qytetin verior të Selanikut, protestuesit ngritën barrikada në rrugë dhe hodhën kokteje molotovi mbi policinë, që u përgjigj me granata dhe gaz lotsjellës. Përleshjet filluan gjatë një marshimi të mesditës dhe vazhduan deri pasdite, me vandalët që i vunë zjarrin një hyrje metroje.

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148