INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasës në Gjermani, ‘KIMI’ kapet në një palestër në Tiranë [VIDEO]

Vrasës në Gjermani, ‘KIMI’ kapet në një palestër në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 11:08 19-05-2019

Një i ri i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në Tiranë.

Policia e kryeqytetit bën me dije se 23-vjeçari Shkëlqim Kastrati njohur me pseudonimin Kimi i është arrestuar në një palestër gjatë operacionit të koduar ‘Fitness’.

 “Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit: Shkëlqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg”, njofton policia.

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i një 38-vjecari me inicialet A.S,banues në Shëngjergj i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër, Gjithashtu është shpallur në kërkim personi që ju kishte lënë dy personave të arrestuar banesën e marrë me qera prej tij.

Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e “Durrësit”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativa”.

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248