INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vota në OKB. Klevis Balliu letër Ambasadorit Donald Lu [FOTO]

Vota në OKB. Klevis Balliu letër Ambasadorit Donald Lu [FOTO]

Publikuar më: 16:25 22-12-2017

Vota e Shqipërisë në OKB ka hapur një tjetër përplasje të fortë mes shumicës dhe opozitës. Deputeti demokrat Klevis Balliu ka zgjedhur ti drejtojë një letër Ambasadorit Donald Lu ku shpreh indinjatën ndaj votës së qeverisë shqiptare një ditë më parë në OKB. Balliu ka zgjedhur që letrën ta bëjë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, ndërsa thekson se populli shqiptar ndihet i turpëruar nga kjo votë.
Klevis Balliu:
“I nderua zoti Ambasador Lu.
Ju kërkoj ndjesë dhe ndjehem i turpëruar për këtë qëndrim arrogant të qeverisë Shqiptare në OKB.
Votimi i qeverisë Shqiptare kundër interesave kombëtare të SHBA është gjithashtu një votim kundër interesave kombëtare të Shqipërisë.
Interesat kombëtare të vendeve tona janë, kanë qenë dhe do të mbeten të përbashkëta për misionin tonë të përbashkët për të mbrojtur paqen dhe demokracinë.
Shqiptarët u janë mirënjohës SHBA-ve për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë për demokratizimin e dhe integrimin e Shqipërisë”.

 

 klevisi_balliu.png

Article Logic
Execution time: 0.0037531852722168