INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vokshi thërret gardën të nxjerrë jashtë Erion Veliajn, kryebashkiaku ironizon keq deputeten e PD

Vokshi thërret gardën të nxjerrë jashtë Erion Veliajn, kryebashkiaku ironizon keq deputeten e PD

Publikuar më: 09:43 19-06-2018

Degjeneron në fyerje personale debati në komisionin e medias mes kryetares Albana Vokshi dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Në seancën dëgjimore për çështjen e Teatrit Kombëtar, demokratët kishin thirrur ministren Kumbaro, por në të njëjtën kohë socialistët edhe kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Kryetarja e Komisionit tha se Veliaj ishte i paftuar në këtë seancë për të folur për çështjen e Teatrit Kombëtar. Kërkesa e Vokshi që Veliaj të largohet ka përplasur në fyerje personale deputeten demokratë dhe kryebashkiakun. 

Albana Vokshi:
“PS kërkon që të vijë dhe Veliaj këtu. Se di pse Ministrja ka frikë për shpjegimin e një projektligji që e ka përparësi për ta konsultuar dhe ndjekur mbarëvajtjen se gjithmonë Rama vendos t’ju çojë çift juve të dyve kudo që të shkoni. Ose s’keni aftësinë për të mbrojtur ose s’doni”Kudo qe shkoni shkoni çift, nuk dini a mbroni. Veliaj ëhstë të mërkurën”.
Erion Veliaj:
“Mos bëni teatër këtu, se këtu erdha siç më kërkuat. Po gënjen”.
Albana Vokshi:
“Me mua mos u trego arrogant”.
Erion Veliaj:
“Nëse do të bëhesh aktore ik e bëj audiocion”
Albana Vokshi:
“Kujdes me gjuhën që përdorni”.
Erion Veliaj:
“Vjen tjetri për respekt e ti i thua ik, ti ndoshta nuk meriton të respektohet”.
Albana Vokshi:
“Me vjen keq për ju që vini këtu që të bëni zhurmuesin”.
Erion Veliaj:
“Humbi kauzën dhe ikni me bisht ndër shalë. Sapo të thashë që nesër Sheshi Skënderbej është për një çmim në Barcelonë”.
Albana Vokshi:
“Unë mund t’ju nxjerr dhe jashtë. Ke ardhur i paftuar. Ke ardhur këtu për të bërë zhurmuesin. Unë mund të nxjerr dhe jashtë, këtu jam unë kryetare”.
Erion Veliaj:
“Unë jam këtu, ti mund të jesh kryetare por dhe gënjeshtare”.
Albana Vokshi:
“Mbylleni mikrofonin”.
Erion Veliaj:
“Ke pasion të bëhesh aktore por dështove të bëhesh dhe vjen e bën teatër në Parlament. Unë erdha të respektoj dhe pse ti nuk e meriton”.
Albana Vokshi:
“Qetësohu, një sekondë. Qetësohu, qetësohu, qetësohu. Fike mikrofonin se me mua nuk ja del dot. Mos u trego arrogant. Fike mikrofonin se do të nxjerr përjashta”.
Erion Veliaj:
“Ti harroje që më nxjerr mua përjashta”
Vokshi
Do të thërras oficerët që të dilni jashtë. Të mbyllet mbledhja e komisionit deri sa të ikë Veliaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996