INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, i gjenden 77 kg kanabis në makinë, arrestohet 51-vjeçari

Vlorë, i gjenden 77 kg kanabis në makinë, arrestohet 51-vjeçari

Publikuar më: 10:28 19-12-2017

Rreth 77 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia në Vlorë. Gjatë operacionit të koduar ‘Ndjekja’ është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit Opel ku u gjet edhe lënda narkotike.
I arrestuar është Renato Agalliu, 51-vjeç

Policia bën me dije se droga ishte e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sportive.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike dhe mjeti tip Opel.

Po ashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në veprimtari kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0038688182830811