INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlonjati që vraun dy ditë më parë gruan del para gjykatës, nuk pendohet

Vlonjati që vraun dy ditë më parë gruan del para gjykatës, nuk pendohet

Publikuar më: 17:50 08-02-2019

Todi Lera që vrau bashkëshorten e tij dy ditë më parë ka dalë në gjyq. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 57-vjeçarin i cili dy ditë më parë mbyti gruan Eva në gjumë në Vlorë. Gjatë kohës që po transportohej nga Gjykata e Vlorës për te Krimet e Rënda në Tiranë, autori ka folur për herë të parë duke thënë: “më morën jetën, po lëre”, shkruan shqiptarja.com.

Fjalë të cilat 57-vjeçari i ka përsëritur dy herë gjatë kohës që po ikte drejt makinës së policisë në gjendje të rënduar psikologjike.
57-vjeçari dy ditë më parë mbyti bashkëshorten e tij 47-vjeç dhe tentoi të vetëvritej duke prerë damarët. Për këtë arsye prej dy ditësh 57-vjeçari qëndronte i shtruar në spitalin rajonal të Vlorës. Këtë të premte Gjykata e Vlorës i përcolli dosjen Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe do jetë kjo gjykatë, që do gjykojë burrin vrasës.

Article Logic
Execution time: 0.0021660327911377