INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vladimir Putin pret në takim ''SHQIPONJËN'' Khabib dhe ka një kërkesë për babain e tij, zbuloni çfarë i ka thënë [FOTO]

Vladimir Putin pret në takim ''SHQIPONJËN'' Khabib dhe ka një kërkesë për babain e tij, zbuloni çfarë i ka thënë [FOTO]

Publikuar më: 19:08 10-10-2018

Kampioni i peshave të lehta i UFC-së Khabib Nurmagomedov është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, pasi mikpritja për heroin e MMA vazhdon që kur ai u kthye në shtëpi pas fitores së tij ndaj Conor McGregor në Las Vegas të shtunën.

Nurmagomedov mposhti Conor McGregor në ndeshjen në UFC 229 të shtunën në mbrëmje dhe u kthye në shtëpi pas një pritje masive në Dagestan, vendin e tij të lindjes.

I pamposhturi i peshave të lehta takoi presidentin Putin në forumin “Rusi – Vendi i Sporteve” në qytetin Ullanovsk.

Siç bën me dije TMZ, ata kanë ngrënë fruta, pinë pije dhe folën për ndeshjen, pasi Putin është një tifoz i madh i sporteve luftarake.

Por pjesa më e bukur e takimit është kur Putini përmendi deklaratën e Khabib që tha se babai i tij ishte i mërzitur pas sherrit që ndodhi në fund dhe do “e shkatërronte” atë

"Unë do t'i kërkoj babait tuaj që të mos ju dënojë shumë rreptësisht, sepse keni arritur detyrën kryesore, denjësisht dhe bindshëm," u tha Putini Nurmagomedovëve.

brea.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031309127807617