INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen reagimi i parë nga një ambasador për anulimin e zgjedhjeve

Vjen reagimi i parë nga një ambasador për anulimin e zgjedhjeve

Publikuar më: 13:04 10-06-2019

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Berndt Borschardt është i pari ambassador që komenton anulimin e datës 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. “Kjo është çështje e brendshme në Shqipëri, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese. Jam besimolotë se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor. Ne kemi thënë shumë qartë që protestat dhe ngritja e zërit është e drejtë demokratike dhe këto përgjegjësi i kalojnë atyre që organizojnë këto protesta. Kanë përgjegjësi për dhunën e organizuar”, tha ai.
Sipas tij situata aktuale është e vështirë nga pikëmapja ligjore. “Institucionet shqiptare duhet të marrin një vendim për këtë. Janë pyetje të vështira dhe me pamje të ndryshme ligjore, dhe do ta shikojmë në vijimësi", Berndt Borschardt.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668