INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen reagimi i Bes Kallakut pas akuzave se mashtroi për kompaninë ‘Gulf’ [FOTO]

Vjen reagimi i Bes Kallakut pas akuzave se mashtroi për kompaninë ‘Gulf’ [FOTO]

Publikuar më: 13:14 23-04-2018

Falimentimi i kompanisë së karburanteve ‘Gulf’ bëri goxha bujë në media. Falimentimi i saj i shkaktoi shtetit dhe klientëve të cilët përfituan nga ofertat, një dëm prej 6 milionë eurosh. Aktori i humorit Bes Kallaku kohët e fundit ka qenë imazh kryesor i kesaj kompanie duke e reklamuar atë në rrjetet e tij sociale. Kjo ka bërë të mendohet se edhe Besi ka mashtruar në emër të kompanisë në fjalë.

Por i menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i vetë Besit i cili me anë të një statusi sqaron:

Sqarim: Ju bëj me dije se kisha rënë dakord që unë të isha imazh i kompanisë Gulf për një kohë prej 7 muajsh duke filluar nga muaji dhjetor. Gjatë këtyre ditëve e kam marrë vesh nëpërmjet medias për falimentimin e kësaj kompanie. Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve që lidhin figurën time kur njësoj si të gjithë të dëmtuarit edhe unë jam pjesë e këtij dëmtimi të imazhit tim moral dhe ekonomik. Më vjen keq për çdo kënd të dëmtuar dhe të mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirëkuptoj këdo. Gjithashtu edhe unë do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt!”

eteryrtuy.png

Article Logic
Execution time: 0.0032908916473389