INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vjen dimri i vërtetë[VIDEO]

Publikuar më: 15:42 19-01-2018

Mund të themi qartë se dimri i vërtetë vjen këtë fundjavë. Këto do jenë ditët më të ftohta dhe me rreshje dëbore dhe shiu të muajit. Temperaturat parashikohen të shkojnë nga 5 deri 7 gradë më poshte se ato aktuale. Sinoptikanët thonë se termometri do të shkojë me minus dhe në zonat bregdetare, ndërsa në ato malore do të prekë ekstemitete nga -5 deri -8 gradë celcius.

Shiu do të jetë prezent në zonta e ulta e në verilindje do të ketë dëborë dhe ngrica të forta. Ndaj ekspertë e motit paralajmërojnë që të visheni trashë, por dhe të tregoni kujdes nëse lëvizni me makina. Duhen marrë masa që në shumë zona malore të lëvizni me zinxhirë. Ndërsa mjekët në këto ditë të rritjes të numrit të të prekurve me grip apelojnë se moti i ftohtë shton viruset në qarkullim ndaj duhet bërë shumë kujdes.
Gjithashtu thonë ata të mos qarkullohet shumë në orët e ftohta në mëngjes dhe mbrëmje e më të kujdesshëm të jenë të moshuarit dhe fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039