INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjedhja e depos së armëve në Pashaliman, reagojnë Forcat e Armatosura: Ndjekje penale për 5 punonjës

Vjedhja e depos së armëve në Pashaliman, reagojnë Forcat e Armatosura: Ndjekje penale për 5 punonjës

Publikuar më: 21:30 11-01-2019

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, FA-së ka reaguar, pas grabitjes që ka ndodhur në Bazën Detare të Pashalimanit. Përmes një deklarate për media, theksohet se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit. Bëhet me dije gjithashtu se ka nisur ndjekja penale për 5 ushtarakë.

Deklaratë e Shtabit të Përgjithshëm të FA:
Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.
Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.
Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.
Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.
Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0087580680847168
    array(1) { ["section"]=> string(104) "vjedhja-e-depos-se-armeve-ne-pashaliman-reagojne-forcat-e-armatosura-ndjekje-penale-per-5-punonjes-84181" }