INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viza për shqiptarët, mocioni në parlamentin holandez, por çfarë shkruan faqja e Schengen

Viza për shqiptarët, mocioni në parlamentin holandez, por çfarë shkruan faqja e Schengen

Publikuar më: 17:13 15-04-2019

Një grup prej katër anëtarësh në parlamentin e Holandës ka nisur një mocion për të anuluar udhëtimin përkohësisht pa viza për shtetasit shqiptarë në Zonën Shengen.

Lajmi se në Parlamentin holandez po kërkohet që të rikthehen vizat për shqiptaërt tashmë është pasqyruar edhe në faqen zyrtare ku jepen informacione zyrtare për lëvizjen Schengen.Më datë 11 prill parlamenti holandez debatoi mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës.

Tani Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës t’i propozojë Komisionit Evropian të nis procedurën e “frenimit emergjent”, i cili mundëson pezullimin e udhëtimit pa viza.Mocionii paraqitur nga 4 deputetë u argumentua si një iniciativë “për të frenuar krimin e organizuar në vend”.Ligjvënësit që kanë propozuar pezullim të vizave për shqiptarët në “Shengen” vunë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme në aktivitetet kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Evropë pa viza dhe kështu zgjerojnë më tej rrjetin e tyre të kontrabandës, shkruan faqja zyrtare e Shengen.

Pezullimi i vizave në raste të emergjencës është një mekanizëm i pezullimit të vizave Shengen, në përputhje me Rregulloren e BE-së 1289/2013. Pezullimi mund të bëhet me shumicën e thjeshtë të votave nga Komisioni Evropian.Në janar 2018, Franca kishte kërcënuar gjithashtu të rivendosë regjimin e Vizave Shengen për shqiptarët pasi mori 730 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë.

v1.PNG

 

v2.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373